Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare
Opozita nuk do bojkotojë komisionet parlamentare. Opozita edhe pse nuk e njeh strukturën e re të Kuvendit dhe ka paditur ne Gjykatë Kushtetuese Rregulloren e re te Kuvendit do plotësojë karriget e saj ne komisionet e reja kuvendore. Larg vëmendjes se medias Niko Peleshi bëri nje përpjekje te fundit për të zbutur tonet me opozitarët. 24 orë para seancës plenare kreu i Kuvendit Niko Peleshi ftoi në një takimi informal krerët e grupeve opozitare Gazment Bardhi, Tedi Blushi dhe Fatmir Mediu, për zgjidhjen e ngërçit me përbërjen e komisioneve parlamentare.