Sekretari i Këshillit bashkiak letër Veliajt: Nuk ka asnjë vendim ndalimi për prezencën tuaj!

Sekretari i Këshillit bashkiak letër Veliajt: Nuk ka asnjë vendim ndalimi për prezencën tuaj!

Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës i është drejtuar me një letër kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. Në letër thuhet se nuk është marrë asnjë vendim që ndalon pjesëmarrjen apo prezencën e Veliajt në mbledhjen e sotme të Këshillit, ku pritet shkarkimi i Veliajt. Sekretari Behar Zeneli shkruan në letër se Veliajt nuk i ndalohet pjesëmarrja në mbledhjen e sotme, por në rast pamundësie kundërshtitë e tij për shkarkimin mund t’i dërgojë me shkrim.