Aksident në Kurbin, automjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, drejtuesja transportohet te Spitali i Traumës në Tiranë

Aksident në Kurbin, automjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, drejtuesja transportohet te Spitali i Traumës në Tiranë

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, në rrugën “Laguna-Patok”, ka ndodhur një aksident rrugor. Sipas informacioneve paraprake, shtetasja V. P., e cila po drejtonte automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, është lënduar drejtuesja e automjetit, e cila është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Top Channel