Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Simon Cowell “pushton” rrjetin me lëvizjet e çuditshme në emisionin e Jennifer Hudson
Simon Cowell është bërë sërish viral, por këtë herë jo për ndonjë koment kritik në “America’s Got Talent”, por për hyrjen e tij në “The Jennifer Hudson Show”. Gjatë momentit të quajtur “Spirit Tunnel”, ku të ftuarit përshëndeten nga publiku dhe stafi përmes një parade energjike, Cowell u shfaq me një stil mjaft të pazakontë. I njohur për natyrën e tij të rezervuar, 65-vjeçari kishte vështirësi me ritmin dhe lëvizjet e zakonshme, por zgjodhi ta përshkruante tunelin duke duartrokitur në mënyrë robotike dhe të ngathët, që shumë fansa e krahasuan me një robot të ftohtë. Përdoruesit e rrjeteve sociale nuk humbën kohë dhe menjëherë e kthyen momentin në meme, ndërsa në platformën X (ish-Twitter) u postuan komente të shumta, duke theksuar “magjinë e sikletshme” të Cowell....