Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
PD i drejtohet “Kushtetueses”: Të shfuqizohet Diella dhe rregullorja e re e Kuvendit
Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e dekretit të Presidentit për ministren virutale Diella dhe të rrëzojë rregulloren e re të Kuvendit që u miratua vetëm me votat e shumicës parlamentare. Demokratë kanë firmosur kërkesën për në Kushtetuese ku kërkojnë rrëzimi ne dy akteve të shumicës që shkaktuan debate në seancat e fundit plenare. Sipas opozitarëve ministrja Diella është antikushtetuese, ku akuzojnë edhe kreun e shtetit se ka marrë një vendim të gabuar, pasi sipas tyre Diella nuk përmbush asnjë prej kritereve kushtetuese për të qenë ministër.