“Luftë në Europë”, shokon Suedia: Duhet të përgatitemi për një konflikt të armatosur

“Luftë në Europë”, shokon Suedia: Duhet të përgatitemi për një konflikt të armatosur

Në një deklaratë që tregon se tamburet e një lufte me Rusinë mund të bien vërtet për Europën, ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, bëri thirrje për rritjen e përgatitjeve për një konflikt të armatosur. Duke e konsideruar real kërcënimin që paraqet Rusia, Jonson tha përpara një takimi me homologun e tij gjerman, Boris Pistorius se “duhet adoptuar një mentalitet i ri europian, dhe të kalohet nga një mentalitet i kohës së paqes në një gatishmëri lufte”. “Duhet të mbajmë parasysh se Rusia po armatoset masivisht dhe po ndërton një ushtri më vdekjeprurëse. Ata kanë bërë përparime të mëdha si tek armët me rreze të gjatë, ashtu edhe në luftën elektronike”, shprehet Pal Jonson. Jonson paralajmëroi se vendet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior...