Kaosi në Kuvend, përfaqësuesja e SHBA në Tiranë i shkon në zyrë Peleshit, ja çfarë i komunikoi

Kaosi në Kuvend, përfaqësuesja e SHBA në Tiranë i shkon në zyrë Peleshit, ja çfarë i komunikoi

Disa ditë pasi zgjedhjes si kryetar i Kuvendit, Niko Peleshi është takuar me të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn. Ka qenë ambasada amerikane që ka zbardhur takimin me kryeparlamentarin e ri, duke bërë me dije se diskutuan për përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për administratën amerikane. VanHorn thotë se do të bashkëpunojnë me Kuvendin për objektivat e përbashkëta. “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për të diskutuar mbi përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për Administratën Trump, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të investimeve, me qëllim forcimin e sigurisë dhe mirëqenies për Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e saj. Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me Kuvendin për...