Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qeveria prezanton planin për borxhin publik, ja çfarë do të ndodhë me taksat
Qeveria shqiptare ka hartuar një startegji për mënyrën e si do të menaxhohet borxhi publik deri në vitin 2029. Referuar dokumentit i cili është në konsultim publik, objektivat kryesore të strategjisë janë ulja e peshës së borxhit në valutë të huaj; Rritja më tej e jetëgjatësisë së borxhit të brendshëm; Përmirësimi i treguesve mbi peshën e borxhit që maturohet brenda një viti dhe peshën e borxhit, norma e interesit të të cilit rifiksohet brenda një viti. Gjithashtu, synohet zhvillimi i tregut të brendshëm nëpërmjet tre ndërhyrjeve kryesore. Rritjes së transparencës dhe parashikueshmërisë së planit të emetimeve në tregun e brendshëm nëpërmjet hartimit dhe publikimit të një plani vjetor të huamarrjes përpara fillimit të vitit; Përmirësimit të aktivitetit në tregun sekondar të titujve qeveritarë nëpërmjet menaxhimit...