Berisha citon raportet e huaja: Shqipëria është njëshi për larjen e parave të tyre

Berisha citon raportet e huaja: Shqipëria është njëshi për larjen e parave të tyre

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një dalje për mediat ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës. FJALA E BERISHËS Së pari dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, aktin terrorist ndaj deputetit të PD dhe heshtjen mortore të autoriteteve çka dëshmojnë se qëndrojnë prapa tij. Aktin terrorist ndaj Xhelal Mziut. Duke i shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë deputetit Mziu, garantoj terroristët se asgjë nuk do të mund të mposhtë qëndrimin e deputetëve të opozitës në betejën e tyre kundër narkoshtetit, kundër kreut të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Beteja jonë kundër narkoshtetit hyn në një fazë të re. Se për fat të mirë të shqiptarëve dhe botës, në betejën kundër karteleve është hapur një kapitull i...