A do të shkarkohet Veliajt sot? Anëtarja e Këshillit bashkiak të PD zbulon prapaskenat: Dëm financiar për qytetarët

A do të shkarkohet Veliajt sot? Anëtarja e Këshillit bashkiak të PD zbulon prapaskenat: Dëm financiar për qytetarët

Anëtarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali deklaroi se opozita ishte pro pranisë së Erion Veliajt në mbledhjen e sotme, për t’u dëgjuar pak para shkarkimit të tij. Në një studio televizive, Zhulali theksoi se refuzimi i kërkesës së tij ishte i njëanshëm, vetëm me votat e PS-së. Sipas saj, sot Veliaj do të shkarkohet me urdhër të Ramës.     “Veliaj duhet të marrë pjesë në mbledhjen Këshillit Bashkiak. Ai ka bërë një kërkesë për të qenë pjesë. Kërkesa e zotit Veliaj nuk ka mbërritur kurrë në Këshillin Bashkiak, por ne jemi njohur me të përmes mediave. Ndaj do të jetë një votim i njëanshëm. Kjo gjë mund t’i shërbejë dhe nesër Veliajt për ta përdorur në gjykatë. Ky është...