Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Shqipëria drejt Unionit Doganor të BE-së 2027
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zhvilloi sot forumin e radhës “Biznes – Dogana”, i cili kishte në fokus lehtësimin e procedurave dhe digjitalizimin e shërbimeve doganore.Ky forum shënon një moment të rëndësishëm në procesin e dialogut mes administratës doganore dhe komunitetit të biznesit, në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të integrimit evropian.Me miratimin nga Këshilli i Bashkimit Europian, më 8 maj 2025, të qëndrimit të përbashkët për çeljen e negociatave të anëtarësimit, Shqipëria ka përpara një sfidë madhore: përmbushjen e kërkesave të Kapitullit 29 – Bashkimi Doganor brenda afatit të përcaktuar deri në vitin 2027.Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Genti Gazheli, theksoi rëndësinë e përfshirjes...