Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Trafikoi kanabis drejt BE me një grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari në Rinas
Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga efektivët e Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit. Policia sqaron se mbi Robert Myftarin rëndojnë disa akuza, si trafiku i lëndëve narkotike apo përfshirja në grup të strukturuar kriminal. “Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në hyrje bënë kapjen dhe ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar R. M., 52 vjeç, banues në Vlorë. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.63, të datës 22.06.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim,...