Objektivi i qeverisë “Rama 4”: Pensioni mesatar do të jetë 400 euro

Objektivi i qeverisë “Rama 4”: Pensioni mesatar do të jetë 400 euro

Qeveria ka vendosur si objektiv arritjen e një pensioni mesatar prej 400 eurosh për ata individë që kanë kontribuar plotësisht në sistemin e sigurimeve shoqërore, si dhe një pension minimal prej 200 eurosh deri në vitin 2030. Ky plan është pjesë e një strategjie më të gjerë për forcimin e mbrojtjes sociale dhe përmirësimin e standardit të jetesës për pensionistët. Për realizimin e këtij qëllimi, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë ngushtë me ekspertë të Bankës Botërore për të hartuar një reformë të re të sistemit të pensioneve, e cila ka si qëllim të përmirësojë mbështetje për mbi 721 mijë pensionistë në vend. Po ashtu, qeveria është angazhuar për një digjitalizim të plotë të sistemit të sigurimeve shoqërore, që do të mundësojë ofrimin e shërbimeve më të...