“Dialogu me Serbinë ka dështuar”, Rama: Kosova të kryejë detyrat për të hyrë në BE, ndryshe izolohet!

“Dialogu me Serbinë ka dështuar”, Rama: Kosova të kryejë detyrat për të hyrë në BE, ndryshe izolohet!

Marrëdhënia përherë dhe më e tensionuar mes Kosovës e Serbisë nuk i ka shpëtuar vëmendjes së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë konferencës “Shqipëria, Horizonti i ri” tha se dialogu i ndërmjetësuar nga BE është i dështuar për shkak të formatit. Rama këshilloi udhëheqjen e Kosovës që të ndjekin rrugën e tyre, të pandikuar nga çfarë kërkon apo pranon Serbia, duke përmbushur kushtet për pranimin në Bashkimin Europian. Sipas kryeministrit nëse Prishtina zyrtare dështon të ndjekë hapa të tillë, atëherë vendi do të shkojë drejt izolimit. “Më trishton, të shoh që nuk ka aspak përparim në këtë drejtim. Unë kam qenë dhe vazhdoj të mbetem i bindur, ka një rrugë shumë të qartë, Kosova nuk duhet të mendojë e të shohë Serbinë, por duhet të...