Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Zija Vukaj: Përkthimi kryevepër apo përkthimi i një kryevepre
Kultura jonë letrare zë fill nga përkthimet. Për dimensionet e një letërsie si e jona, pa kaluar në gjykime euforike as narciste, roli i përkthyesve është më i madhi. Ky rol është i tillë, sepse u bë mekanizmi numër një dhe i vetmi që e vendosi individin e zgjuar shqiptar me aspirata të vërteta kulturore, përballë veprave më madhore që ka krijuar gjenia e letrarëve botërorë. Dhe kjo punë fillon qysh me Gjon Buzukun e këtej. Nga Zija VukajPër fat ne kemi pasur përkthyes apo shqipërues të mrekullueshëm, të cilët kanë kombëtarizuar librat e shenjë, eposet e botës, gjenitë e penës që nga Homeri e deri në ditët e sotme.Siç është marrë vesh me kohë përkthimi është një krijim i mirëfilltë letrar. Duke qenë i...