Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari

Është arrestuar këtë të martë shtetasi Robert Myftari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Uniformat blu bëjnë me dije se sipas hetimeve, Myftari rezulton si i përfshirë në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë, në trafikimin e sasive të konsiderueshme të Cannabis Sativës nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, në periudhën 2016-2018. Njoftimi: Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në hyrje bënë kapjen dhe ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar Robert Myftari, 52 vjeç, banues në Vlorë. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me...