Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Procesi ndaj Altin Hajrit, avokatët kërkojnë pezullimin e gjyqit
Avokatët e Altin Hajrit, person i shpallur në kërkim nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, kërkuan këtë të martë në Gjykatën e Posaçme pezullimin e procesit penal ndaj klientit të tyre dhe dërgimin e një çështjeje për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Sipas mbrojtjes, neni 109/3 i Kodit Penal – që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm në rastin e rrëmbimit të personit me pasojë vdekjen – është antikushtetues, pasi nuk lejon gjykatën të vendosë në përputhje me parimin e individualizimit të dënimit. Ata kërkuan kontroll incidental në bazë të nenit 145/2 të Kushtetutës, duke pretenduar se mungesa e një kufiri minimal penal bie ndesh me nenet 17 dhe 42 të Kushtetutës dhe nenet 47-50 të Kodit Penal. Në përgjigje të kërkesës, trupi...