Skemat piramidale online të shtrira edhe në Tiranë e Lezhë, investuan edhe policët

Skemat piramidale online të shtrira edhe në Tiranë e Lezhë, investuan edhe policët

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për skemat piramidale online. Dje u arrestua edhe Ereledio Shebeku, 35 vjeç. Sipas policisë, ai dyshohet si organizatori kryesor për zonën e Divjakës në lidhje me organizimin e këtyre skemave, ndërsa në kërkim vijon të jetë partnerja e tij. Ndërkohë burime nga Policia bëjnë me dije se bazat kryesore të skemave piramidale nuk janë vetëm në Divjakë, por po hetohen nga Drejtoria e Krimit Kibernetik edhe grupe më të mëdha të skemave piramidale online, kryesisht në Tiranë, por edhe në Lezhë. Këto grupe kanë mashtruar mijëra qytetarë, madje pre e mashtrimit kanë rënë edhe vetë efektivët e policisë. Burime të besueshme i thanë televizionit A2CNN se qindra efektivë policie të rolit bazë (inspektorë) në Tiranë por...