Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë. Në pamjet e publikuara nga Rama, shihet largimi vullnetarisht i strukturave metalike dhe ato prej druri në Tiranë. Aksioni për lirimin e hapësirave publike, ka filluar që nga korriku i këtij viti. Ky aksion është shtrirë në gjithë vendin. Strukturat metalike, xhami apo prej druri, janë larguar nga hapësirat publike.