Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Faik Konica dhe gjuha letrare shqipe
Sipas Konicës, gjuha dhe karakteri pasqyrojnë njëri-tjetrin. Prandaj ndryshimi në gjuhë krijon ndryshimin në karakter Nga Janet Byron Në gjuhësinë moderne, standardizimi i gjuhës është një fushë me rëndësi. Kësaj fushe i përket përmirësimi i gjuhës për qëllime letrare e shkencore. Gjatë periudhës së Rilindjes në Shqipëri, shumë shkrimtarë dhe mendimtarë janë shprehur mbi çështjen e një gjuhe letrare të njësuar, e Faik Konica ishte një nga këta. Për shkak të punëve të shumta në letërsi, në botime, etj., Konica nuk i zhvilloi të plota mendimet e tij mbi përmirësimin e gjuhës shqipe. Me gjithë këtë, mendimi i Konicës mbi zhvillimin e gjuhës mbetet me rëndësi, është një fushë që duhet të studiohet. Konica iu drejtua dy herë çështjes së gjuhës së njësuar, bazës së...