Këshilltarët socialistë bëjnë gati pr.vendimin: Veliaj të shkarkohet si kryetar bashkie

Këshilltarët socialistë bëjnë gati pr.vendimin: Veliaj të shkarkohet si kryetar bashkie

Këshilltarët socialistë kanë bërë gati projekt-vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Kërkesa e firmosur nga grupi i këshilltarëve të mazhorancës vendos si motiv për shkarkimin nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”,  “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur: propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”. Veliaj, i cili është i arrestuar që prej muajit shkurt, kërkoi të ishte i pranishëm në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, ku do të votohet për shkarkimin e tij. Në letrën adresuar Erion Veliajt, Këshilli reagoi se në rast të pamundësisë për të qenë prezent në mbledhje, atëherë observacionet t’i përcjellë me shkrim pranë këshillit bashkiak. Veliaj ka sqaruar në...