Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
A do të shkarkohet Veliaj? Komisioni rrëzon kërkesën e kryebashkiakut: S’do të marrë pjesë në mbledhje
Erion Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do të vendoset nëse do të shkarkohet apo jo nga detyra. Ky ka qenë vendimi që është marrë sot Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale. Ndonëse ky komision do të diskutonte dhe kalonte për votë shqyrtimin e kërkesës së Veliajt, i cili ndodhet pas hekurave që prej 10 shkurtit, ‘vulën e fundit’ e kishte Prokuroria. Kujtojmë se në orën 16:00 është planifikuar mbledhja vendimtare e Këshillit Bashkiak. Kërkesa, e mbështetur nga anëtarët socialistë të këshillit, bazohet në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje. Sipas këshilltarëve, që prej...