Ndahet nga jeta akademiku Mina Naqo

Ndahet nga jeta akademiku Mina Naqo

Një nga figurat më të shquara të matematikës shqiptare dhe personalitet në fushën e arsimit të lartë, profesori i nderuar Mina Naqo është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare. Lajmin e trishtë e jep Rektor i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha. Ai thotë se kolegët do ta kujtojnë përherë profesor Naqon si njeri të thjeshtë e të përkushtuar në punë. “Tek ai ndërthureshin më së miri korrektësia para punës dhe profesionit me ngrohtësinë njerëzore me kolegët dhe studentët”, shkruan Rektori. Në emër të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha i shpreh ngushëllimet familjes së profesor Naqos, por edhe kolegëve të shumë të tij në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe fakultete të tjera të Universitetit të Tiranës. Prof. Dr. Mina Naqo lindi në...