Serie A, Napoli perfekt, “arratiset” Conte, triumfon 3-2 ndaj Pisa (VIDEO)

Serie A, Napoli perfekt, “arratiset” Conte, triumfon 3-2 ndaj Pisa (VIDEO)

4 fitore në 4, 9 gola të shënuar, 3 të pësuar. Napoli i këtij fillim sezoni është perfekt, me ekipin e Contes që konfirmohet edhe një herë si forcë e parë në Serie A, favoritët kryesor për të fituar titullin në Itali. Blutë triumfuan 3-2 ndaj Pisa në një ndeshje me shumë emocione e mbetur e hapur deri në frymën e fundit. Gilmour realizoi golin e tij të parë me fanellën e Napolit, me një veprim të bukur brenda në zonë në minutën e 39-të. Në fraksionin e dytë, Pisa u rikthye në lojë fal një penallti të konvertuar në gol nga Nzola në minutën e 60-të. Me miqtë të mbyllur pas, Napoli hasi vështirësi për të dalë përpara, por për zgjidhur ndeshjen mendoi Spinazzola,...