Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I dehur në timon u përplas me një automjet, arrestohet 38-vjeçari në Fier
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin me iniciale M.Sh., 38 vjeç, pasi ditën e djeshme u përfshi në një aksident. Sipas uniformave blu, 38-vjeçari, në gjendje të dehur u përplas me një automjet dhe për pasojë u lëndua. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: -M. Sh., 38 vjeç, banues në Patos, pasi në fshatin Kuqar, motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë u dëmtua 38-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel