Përballja Këlliçi-Bolino në Gjykatë/ Deputeti i PD: Grabiti truallin e shkollës, s’tërhiqem! Kalaja: ‘Penalja’ kërkoi dosjen e SPAK-ut

Përballja Këlliçi-Bolino në Gjykatë/ Deputeti i PD: Grabiti truallin e shkollës, s’tërhiqem! Kalaja: ‘Penalja’ kërkoi dosjen e SPAK-ut

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gjyqi për shpifje ndaj gazetarit Carlo Bolino, të cilin e ka denoncuar publikisht për grabitjen e pronës publike për qëllime personale dhe kundër opozitës. Në një deklaratë për mediat nga Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës, pas shtyrjes së seancës për shkak të ndërrimit të prokurorit të çështjes, Këlliçi tha se u qëndron deklarimeve të tij, dhe këtë e argumenton me faktin se kemi të bëjmë me një aferë korrupsioni të grabitjes së trullit në mes të kryeqytetit, e cila ishte planifikuar për ndërtimin e një shkolle por që iu dha një hajduti si Carlo Bolino nga qeveria dhe Ministria e Financave që dikur drejtohej nga Anila Denaj. ‘Qëndrimeve tona s’u lëvizim, kemi...