Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dumani paraqet forcën para ministrit të Drejtësisë, SPAK prej 7 muajsh i paralizuar, që nga arrestimi i Veliajt…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani u shfaq dje (paraqiti forcën) përkrah ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, në një takim zyrtar ku u fol për “pavarësi gjyqësore” dhe “Shqipëri evropiane”. Por realiteti jashtë sallës është krejt tjetër: SPAK prej shtatë muajsh është i mpirë, ndërsa krimi i organizuar dhe korrupsioni lëvizin të paprekur. Që nga arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, asnjë dosje e madhe nuk është ekzekutuar. Partnerëve ndërkombëtarë u janë shtyrë me muaj arrestimet e shumë emrave VIP të botës së krimit, duke kthyer Shqipërinë në një strehë të sigurt për të inkriminuarit. Gjysma e bandave të fuqishme, edhe pse me urdhër-arresti, shëtisin të lirë rrugëve dhe resorteve, duke sfiduar hapur shtetin. Çdo dështim në ekzekutime...