Ministrja që duke hequr vetullat nxorri sytë!

Ministrja që duke hequr vetullat nxorri sytë!

“Ka dashur të heqë vetullat, pork a nxjerrë sytë” thotë populli. Dhe kjo duket se ka ndodhur realisht me ministren e re të Brendshme Albana Koçiu, deri dje ministre Shëndetësie, e cila ka shkarkuar pa një pa dy nga një zvëndësat e saj, profilizuar në aspekte admnistrative, pikërisht aty ku ministrja e re, sipas direktivave të kryeministrit, duhet ta përqëndrojë punën e saj. Po pse e ka shkarkuar? Për një bisht cigeraje, gjykuar nga përmasat e gjësë në fjalë, shfaqur në një foto kinse denoncuese. Pra, zv/ministri, sipas denoncimit të një emigranti, paska konsumuar duhan në ambient publik. Dhe për këtë arsye, eprorja e tij e re e shkarkon vërtik. “Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendës ministrit. Kam marrë një...