Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            A do të kandidojë Dash Sula për Avokatin e Popullit? Ja si përgjigjet ish-deputeti i PD
                            Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, nuk e ka fshehur ambicien e tij për të kontribuar në drejtimin e institucioneve të pavarura. I pyetur në ABC News për mundësinë e kandidimit si Avokat i Popullit, Sula tha: “Unë nuk kam frikë punën dhe jam i hapur të punoj. Për mua ka rëndësi integriteti dhe dinjiteti për të drejtuar një institucion dhe mua kjo nuk më ka munguar. Kjo është çështje karakteri, unë nuk jam njeri i vathëve që të rrij si delet” – tha Sula për gazetarin Emilian Islami.