Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ministria e Shëndetësisë shpërndan 280 mijë vaksina, ja cilat janë grupet prioritare
280 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, teksa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e virozave. Përmes një postimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë mjekët u bëjnë apel të gjithë qytetarëve të bëjnë këtë vaksinë për të mbrojtur veten dhe familjen. “Kemi hyrë në sezonin e vjeshtës prandaj qytetarët, 50-60 vjeç- me sëmundje kronike, probleme kardiovaskulare etj- duhet të vaksinohen. Grupi më i rëndësishëm është ai personelit mjekësor më mënyrë që ti shërbejnë qytetarëve”, thotë mjekja. Një apel u bëhet edhe prindërve që të vaksionjnë të vegjlit e tyre sidomos ata që janë për herë të parë në komunitet.