Shumica gabojnë: Ja kur duhet përdorur apostrofi dhe kur s’duhet

Shumica gabojnë: Ja kur duhet përdorur apostrofi dhe kur s’duhet

Sot apostrofi ka një përdorim të kufizuar në krahasim me kohët e mëparshme.Dikur apostrofi përdorej sa herë binte ë-ja e patheksuar në fund të fjalëve dhe fjala tjetërfillonte me zanore, si p.sh.: Një djal’ i dashur ishte Petriti. N’ arë punonin bujqit.Sot apostrofi nuk përdoret në rastet e lartcekura, prandaj shembujt me apostrof, si: n’ mëngjes…, n’ kohë të luftës…, n’ art…, n’ errësirë…,etj., nuk përdoren.Apostrofi nuk përdoret as te bashkimet e trajtave të shkurtra të përemrave vetorë, kur dy zanore shkrihen (ë+e=a), pra: ma, ta, e jo: m’a, t’a; por duhet përdorur apostrofin kur bie një ë, si p.sh.: të+i=t’i; më+i=m’i.Prof. Musa Nushi ObserverKult Lexo edhe SULMI FIZIK MBI VAÇE ZELËN MË 1993, KUSH ISHTE PERSONI QË E SULMOI?