Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është shënuar mengjesin e kesaj te marte në afërsi të kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot. Tre automjete u përfshinë në përplasje, nga e cila dy persona mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë drejt spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë dalja e papritur e një automjeti tip “Audi” nga një rrugë dytësore në superstradë, duke u goditur nga një tjetër mjet që po lëvizte ne drejtim te Lezhes. Një automjet i tretë u përfshi në përplasje pasi ndodhej menjëherë pas makinës që goditi “Audin”. Policia Rrugore mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.