Sot pritet shkarkimi i Erion Veliajt

Sot pritet shkarkimi i Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet ditën e sotme në orën 16:00, ku pritet të propozohet shkarkimi i Erion Veliajt. Vendim të cilin më pas do ta marrë Këshilli i Ministrave. Më herët ditën e sotme, në orën 10:00, do të mblidhet Komisioni i Ligjeve i Bashkisë së Tiranës. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve të bashkisë do të futet në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit, propozimi për shkarkimin e Erion Veliajt. Kërkesa e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryetarit të bashkisë do të bazohet në mungesën mbi tremujore të Veliajt në ushtrimin e detyrës. E parashikuar kjo në nenin 62, pika c, të ligjit për qeverisjen vendore. Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e 11 shtatorit urdhëroi Këshillin Bashkiak të shkarkonte Veliajn...