Me kanabis dhe kokainë në makinë/ Vihet në pranga 41-vjeçari në Vlorë

Me kanabis dhe kokainë në makinë/ Vihet në pranga 41-vjeçari në Vlorë

Vihet në pranga një 41-vjeçar në Vlorë, i cili transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen sasi kokaine dhe kanabisi, gati për shitje. Në vijim të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me ndërhyrjen e menjëhershme të Forcës së Posaçme Shqiponja, organizuan dhe finalizuan goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi: • E. V., 41 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Hyundai”, me drejtues këtë shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa,...