Capello flet me siguri: Milani me Modric, sfidanti kryesor i Napolit për titullin kampion

Capello flet me siguri: Milani me Modric, sfidanti kryesor i Napolit për titullin kampion

23 Shtator 2025 10:08 Alfred Lleshi Fabio Capello, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, vlerëson fillimin e sezonit të kuqezinjve: “Pësojnë shumë pak gola, kanë ekuilibër dhe lejojnë pak raste për t’u goditur. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Allegri ka qenë dhe do të jetë kyç, e ka solidifikuar skuadrën. Tani mungon vetëm sulmuesi goleador”. Për Gimenez: “Është e pabesueshme. Në Holandë ka shënuar gjithmonë, në Champions, sezonin e kaluar ishte vendimtar. Ka më shumë se 60 gola në dy vite e gjysmë. Për një sulmues është e rëndësishme të krijojë raste, ai ka dy-tri të tilla për ndeshje. Kur të shënojë golin e parë, nuk do të ndalet më”. Për Modric: “Nuk ka më për të thënë, po tregon se çfarë lojtari...