Diella e nis mandatin me “këmbën” e gabuar/ Zhduken 11 vite tendera nga faqja e APP

Diella e nis mandatin me “këmbën” e gabuar/ Zhduken 11 vite tendera nga faqja e APP

Ministrja dixhitale e Ramës e cila bëri bujë e ka nisur mandatin e saj me “këmbën” e gabuar. Gabimet e Diellës janë vënë re, pasi në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP) mungon i gjithë arkivi i tenderave që nga viti 2010. Mesa duket Diella nuk është “zgjidhja dixhitale” ashtu siç u prezantua nga Kryeministri. Në APP dokumentet për çdo vit rezultojnë bosh dhe nuk ka të dhëna për tenderat, koncesionet apo prokurimet publike. Siç duket Diella ka zhdukur 11 vite historik të plotë, duke pamundësuar çdo transparencë për sektorin më të akuzuar në vend për abuzime dhe korrupsion. Mediat për vite me radhë kanë denoncuar skemat e abuzimit me paratë publike dhe fshirja e këtij historiku përforcon bindjen se dikush kërkon të...