Belina Balluku në Monako (video)

Belina Balluku në Monako (video)

“Shqipëria për herë të parë pjesë e takimit ndërkombëtar për Marinat Inteligjente dhe të Qëndrueshme. Në Monako, bashkë me arkitektin e njohur Luca Dini, i cili ka dizenjuar Masterplanin Kombëtar për strategjinë e zhvillimit të marinave, prezantuam planet e Qeverisë Shqiptare për zhvillimin e kësaj industrie në vendin tonë përmes krijimit të një rrjeti marinash të ndërlidhura me njëra-tjetrën, miqësore me mjedisin dhe të pajisur me teknologji digjitale dhe inovacionet më të fundit të sektorit, të cilat nuk do të jenë thjesht vende ankorimi, por porta të rëndësishme për ekonominë dhe turizmin të të gjithë rajonit. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, si një nga vendet më strategjike e vendosur në zemër të deteve #Adriatik dhe #Jon, ndaj po avancojmë shpejt për t’i dhënë jetë...