Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Babai i Yamal proteston: Nuk do ta quaj vjedhje, por… Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur këtu
Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, reagoi me zemërim pas humbjes së të birit në garën për “Topin e Artë” 2025, fituar nga Ousmane Dembélé. Fillimisht, duke kaluar para gazetarëve spanjollë, tha shkurt: “Viti tjetër ky trofe do të jetë i yni”. Më vonë, në një lidhje me “El Chiringuito”, ai shpërtheu: “Mendoj se është dëmi më i madh moral që i është bërë një njeriu. Nuk do ta quaj vjedhje, por është e padrejtë”. Nasraoui mbrojti me ngulm të birin: “Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë, me shumë diferencë, jo sepse është djali im, por sepse nuk ka rivalë. Lamine është Lamine, këtu ka ndodhur diçka shumë e çuditshme”. Në fund përsëriti premtimin e tij: “Vitin tjetër, ‘Topi i Artë’ do...