Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot temperaturat deri në 32 gradë Celsius.. Mot i kthjellët dhe me vranësira
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës. Temperaturat sot do të shkojnë deri në 32 gradë Celsius. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do të jetë forcës 1-2 ballë.