Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zëri i Shqiptarëve/ Pengimin e punës së Kuvendit nga ana e opozitës, ja si e gjykojnë qytetarët
TIRANË– Sondazhi “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News solli perceptimin e shoqërisë mbi politikën dhe shqetësimet e tyre të përditshme. Në këtë sondazh, 1205 personat e anketuar janë pyetur dhe për sjelljen e opozitës brenda institucioneve. Pyetjes se “a mendoni se opozita duhet të vazhdojë edhe këtë sesion parlamentar strategjinë e saj të pengimit dhe punës normale të Kuvendit, në përgjigje, qytetarët duket se janë masivisht kundër sjelljeve destruktive të opozitës. Perceptimi i tyre flet hapur se sjellje të tilla janë të papranueshme dhe dëmtojnë jetën parlamentare. -Anoj nga jo, 73.6% -Anoj nga Po, 21,3% -Jam i dyzuar, 5.1 Metodologjia Janë 1205 banorë që i janë nënshtruar anketës, përmes një linku dërguar atyre me SMS në mënyrë proporcionale në territorin e të gjitha bashkive, me një marzh të gabimit statistikor: plus/minus 2.9%./abcnews.al ...