Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fati politik i Erion Veliajt/ “Si do të jetë vota juaj nesër?” Ja si përgjigjet këshilltarja e PD
Ne nje studio televizive u diskutua rreth mbledhjes së nesërme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku do të vendoset fati polik për Erion Veliajn si kryebashkiak. Gazetari Denis Minga gjatë një debati me këshilltaren e PD, Ilda Zhulali e pyeti “Si do të jetë vota juaj nesër” (referuar shkarkimit të Veliajt). Kjo pyetje nuk mori përgjigje të drejtpërdrejtë nga demokratja, e cila tha se “Në autokraci s’ka as2-sh, as 3-sh, por vetëm 1-sh”. Minga: Si do jetë vota juaj nesër?Zhulali: Në autokraci s’ka as 2-sh, as 3s-sh, ka vetëm 1-sh. 1-shi e ka shkarkuar Veliajn me ceremoni në sheshin ‘Skënderbej’.