Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Mot i kthjellët dhe kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin, ja si parashikohet moti për këtë të martë
                            Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës. Era me drejtim jugperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 10 m/s. Deti – Valëzimi i forcës 1-2 ballë.   Top Channel