Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit

Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit

Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volksëagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Top Channel