Pagesa me SEPA nga 7 tetori, Sejko nxit bankat e nivelit të dytë të bëjnë më shumë përpjekje për pagesat digjitale

Pagesa me SEPA nga 7 tetori, Sejko nxit bankat e nivelit të dytë të bëjnë më shumë përpjekje për pagesat digjitale

Nga Shqipëria drejt 40 shteteve të tjera pjesë të SEPA, duke filluar nga 7 tetori do të mund të bëhen transferta me kosto deri 5 herë më të ulët. Banka e Shqipërisë ka sqaruar se për transfertat dalëse deri në 100 mijë euro, komisioni nuk mund të jetë më shumë se 0.01% e vlerës, ndërsa për ato mbi 100 mijë euro do të jetë maksimumi 25 euro. Ndërsa për transfertat hyrëse, pra për paratë që vijnë në vend, komisioni nuk do të jetë më i lartë se 3 euro pavarësisht vlerës. Për të nisur implementimin në kohë të këtij sistemi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mblodhi në një takim Bordin Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave, ku ka kërkuar që të përshpejtohet puna...