Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i rëndë te “Katër Rrugët e Shijakut”, humb jetën një 26-vjeçar
Një aksident i rëndë më vdekje ka ndodhur rreth mesnatës në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shjakut” në fshatin Pjezë. Policia njofton se një automjet i drejtuar nga një 19-vjeçar është përplasur me një tjetër automjet me drejtues një 26-vjeçar. Për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje. “Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje”. Sipas Policisë 19-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. “Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet...