Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Duhen protesta të rezistencës bllokuese”/ Plani i opozitës, reagon gazetari: I duhet një lëvizje, që ta detyrojë…
Në një intervistë televizive, gazetari Aleksandër Çipa ka komentuar situatën politike të opozitës, teksa kreu i PD-së Sali Berisha, vazhdimisht ka paralajmëruar për protesta. Sipas Çipës, opozita ka nevojë për një strategji më të qartë ndaj kundërshtarit politik. Ai theksoi se protesta të zakonshme nuk mjaftojnë dhe kërkohen forma më radikale të rezistencës. Çipa vuri në dukje se opozita ka rifilluar përpjekjet diplomatike. “Që të shkaktosh një lëvizje politike, opozitës në kushtet e Shqipërisë së sotme i duhet një lëvizje, një lëvizje që ta detyrojë kundërshtarin. Protesta janë një alternativë, pror duhen protesta të rezistencës bllokuese. Opozita ka premtuar në pjesën e dytë të mandatit të tretë që do të bllokojmë të gjithë vendin mosbindjen civile. Janë disa premtime që opozita i ka pasur si...