Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dembele “mbreti” i ri i futbollit, fiton Topin e Artë 2025
Ousmane Dembele është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025. Sulmuesi i PSG mposhti konkurencën eYamal të Barcelonës, duke u zgjedhur si më i miri i vitit. Dembele dha një kontribut të çmuar për skuadrën e tij në fitimin e tripletës. Ai spikati me paraqitjet e tij në suksesin e madh të Champions League, me francezët që fituan për herë të parë kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Në çmimet e tjera, Luis Enrique u zgjodh trajneri më i mirë, ndërsa Donnarumma si portieri më i mirë. Çmimi i lojtarit më të mirë nën 21-vjeç i takoi Yamal. Sulmuesi më i mirë u vlerësua Gyokeres.