Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk krahasohet rasti Berisha me atë Veliaj”, Muçollari: Këshilltarët e PS ndërruan mendje se tha kryeministri
Për anëtarin e kryesisë të Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, rasti i Sali Berishës, i cili po ashtu qëndroi për një kohë të gjatë në arrest shtëpie, por nuk iu hoq mandati, nuk mund të krahasohet me atë të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në studion e “Off the record” me Andrea Dangllin, Muçollari akuzoi anëtarët e majtë në këshillin bashkiak për shpërdorim detyre, duke ironizuar se ata ndryshuan mendim që Veliaj të shkarkohet vetëm pas urdhrit të kryeministrit në Asamble. “PD e ka bërë kërkesën për shkarkimin e Veliajt. Në rastin konkret këshilltarët e PS po i bashkohen PD. Ne kërkuam që pas 3 muajsh këshilli të merrte masa. Unë mendoj që anëtarët e këshillit dhe kryesia janë në kushtet e shpërdorimit të detyrës. Në rastet konkret...