Nesër mbledhja për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, këshilltarja e PD: Veliaj e gëzon të drejtën për t’u dëgjuar

Nesër mbledhja për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, këshilltarja e PD: Veliaj e gëzon të drejtën për t’u dëgjuar

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës këtë të martë është një moment thelbësor jo vetëm për Erion Veliajn dhe PS-në, por edhe për institucionet ligjore dhe kushtetuese në Shqipëri. Kjo pasi pritet të merret vendimi për shkarkimin e Veliajt si kryetar bashkie. Këshilltarja e PD-së, Ilda Zhulali ishte e ftuar këtë të hënë në Top Story, në Top Channel, ku u shpreh se Veliaj gëzon të drejtën të dëgjojë dhe të dëgjohet në mbledhjen e nesërme. “Opozita ka bërë disa herë kërkesa për shkarkimin e tij. Këtë e kemi nisur që në vitin 2023. E kemi parë sesi Rama e shkarkoi Veliajn në mënyrë publike, ai quhet ‘emergjenca e Tiranës’ dhe duhet të marrë fund. Veliaj edhe pse na ka mohuar 2 vite e gjysmë...