Dita e fundit e Veliajt si Kryebashkiak?/ Ylli Manjani jep detajet, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Dita e fundit e Veliajt si Kryebashkiak?/ Ylli Manjani jep detajet, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

I ftuar në një emision televiziv , juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi procedurën që pritet të ndiqet nesër për propozimin e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nga Këshilli Bashkiak. Manjani u shpreh se procesi duhet të mbështetet mbi dispozitat e ligjit për qeverisjen vendore, duke theksuar se Këshilli Bashkiak ka disa detyra konkrete për të përmbushur: “Më duhet t’u them këtë gjë, sipas ligjit Këshilli Bashkiak nesër do duhet të verifikojë dy gjëra: datën e fundit kur Erion Veliaj ka qenë në zyrën e kryebashkiakut. Së dyti duhet të ngrejë. Fakti i dytë duhet të verifikojë ku gjendet kryetari i bashkisë. Në fund duhet t’i ballafaqojnë këto me nenin 62 pika 3 për qeverisjen vendore. Pastaj Këshilli propozon për...